23.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Një mjeke ju rikujton 5 pjesë trupi që nuk po i lani siç duhet, ose i lani asnjëherë!

    Dr. Jen Caudle, një mjeke virale në TikTok, në një prej videoje të saj përmend 5 pjesë trupi, të cilave shpesh nuk u kushtojmë mjaftueshëm vëmendje në higjienën tonë.

    1. Kërthiza 

    Njerëzit dhe sidomos djemtë (e tha mjekja, jo ne), zakonisht harrojnë të lajnë kërthizën.

    2. Veshi

    Veshët janë një pjesë tjetër trupi që shpesh anashkalohen, ose nuk lahen me kujdes. Kjo përfshin pjesët përreth vrimës së veshit dhe veçanërisht, zonën e pasme të veshëve.

    3. Thonjtë

    Pastrimi i pjesë së brendshme të thonjve është thelbësor për t’u larë dhe pastruar rregullisht. Aty mblidhen qindra e mijëra papastërti çdo ditë.

    4 & 5. Këmbët dhe gishtat e këmbëve

    Ju bëni një dush, lani thuajse gjithë pjesët e trupit, por harroni një detaj shumë të rëndësishëm: Të lani mirë e mirë këmbët! Duhet të lani me kujdes këmbët dhe gishtat e këmbëve, si dhe më pas të pastroni thonjtë e tyre në brendësi.

    Komentuesit duket se bien dakord me listën, duke pranuar se shpeshherë, nga nxitimi ose pakujdesia, nuk merren sa duhet me këto pjesë. Prandaj, mbajini parasysh herës tjetër që do të bëni një dush.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit