13.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Një pastor i krishterë, që mbron një “non grata” të korruptuar si Sali Berisha

    Pastori Akil Pano, në tryezën e organizuar nga Sali Berisha ku si qendër diskutimi ishte familja, vlerësoi Berishën, duke thënë se goditjet që ai ka marrë së fundmi, e fisnikërojnë atë.

    “Me lejoni t’i uroj doktorit jetë të gjatë dhe sa më aktive në politikë, dhe diçka që kisha të fortë në zemrën time ta thoja për ju, plagët në çfarë do lloj moshe e fisnikërojnë më shumë burrin, është njerëzore të afeksionohesh me historinë e plagëve të goditjeve dhe përbaltjeve sesa në historinë e ashtuquajtura të sukseseve në sferat e tjera që disa individë pretendojnë se e kanë.  

    Isha shumë i gëzuar që mora ftesë nga ju për të qenë pjesë e kësaj tryeze ku trajtohet tema më e madhe, kjo është tema e jetës.

    Një familje e harruar, e tjetërsuar e lënë në harresë për mbi 30 vite tranzicion në Shqipëri, është atentat që i bëhet jetës.

    Jam shumë i gëzuar në dimensionin që po përjetoj sot dhe shpresoj që kjo të jetë reale dhe jam i predispozuar që ta besoj këtë gjë se një burrë shteti si Berisha nuk ka më çfarë të humbi në jetën e vet.

    Gjithçka që ai ka, gjithë pronësia e vetë intelektuale. Sot është një investim për të ndërtuar atë që fatkeqësisht të gjithë së bashku nuk ishim në gjendje që ta ndërtonim.

    Besoj që njerëzit e së mirës, që besojnë tek disa vlera duhet të bëhen bashkë, të qëndrojnë bashkë”, tha ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit