Sali Berisha ka bërë një reagim të shkurtër për vdekjen e Fatos Nanos.
“Fatos Nano mbyll sytë përgjithmonë.
Të dashur miq, Fatos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë.
Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit.
Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve. Amen”, shkruan ai.
Për vite me radhë, ai e ka përndjekur Fatos Nanon, e futi në burg, madje dhe e sulmoi më armatim të rëndë, jo vetëm për ta rrëzuar nga pushteti, por edhe për ta eleminuar fizikisht.
Sa kohë që ishin rivalë politik, nxiti në mënyrë te tmerrshme urrejtjen, e cila ende e sot e kësaj dite është prezente në politikën shqiptare.
Tani që Nano vdiq, gjen kurajon dhe e ngushëllon.
Siç ka bërë në fakt, me të gjithë armiqtë e tij që sot nuk jetojnë më.
Është aq hipokrit, sa nuk ndalet së poshtëruari kundërshtarët e tij, edhe në ditën e vdekjes.
Në vend që të paktën, në këtë ditë të heshte për një herë të vetme.



