Seanca parlamentare e sotme është ndërprerë, pasi kreu i PD-së përdori fjalor jo etik kundër Spiropalit gjatë fjalimit të tij në Kuvend, duke e ofenduar me fjalë të papërshtatshme.
“Salariotët nuk kanë të sosur, ky burri i dha 500 milionë lekë tenderin kuzhinierit të djalit, si puna e Salariotit që i dha Elkit, vëllaut të kësaj ministres, të Spirobuçit…”, tha ai.
Pas kësaj kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën Berishës dhe njoftoi se seanca plenare do të ndërpritet për t’i dhënë Berishës masë disiplinore për thyerje etike.
Ndërkohë Spiropali u përgjigj duke thënë se Berisha është shembulli se si nuk duhet të flasë dhe të jetë një njeri, një politikan dhe një gjysh.
“Je i turpëruar si burrë, si gjysh, si politikan, e nise të Skënderbeu i dytë dhe përfundove si Saliu i fundit. Je beterr i komunikimit, shpërdorues i fjalës. I ktheve përfundimisht përgjigje pyetjes që te mundon. Populli të flaku siç të meriton.
Sot i dhe popullit përgjigjen se ti e ke merituar flaken e tij të SHBA-ve dhe të çdo deputeti që të kthen kurrizin dhe të këtij parlamenti gati sa nuk mbyll sytë kur flet ti. Do punojmë për ti treguar brezat e ardhshëm se si nuk duhet të flasë një politikan“, tha Spiropali.