7.5 C
Tirana
E enjte, 12 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Një pocaqi elektorale: A kanë degraduar shijet e Edi Ramës?

    Pas disa vitesh, që nga 2009-ta, PS rikthehet me një këngë në fushatë. Por ajo çfarë u dëgjua në hapje të fushatës mbrëmjen e së martës në Farkë të Tiranës, aty ku u zhvendos festa e pushtetmbajtësve prej 10 vitesh, duket se ishte një zhgënjim, sidomos për pjesën sqimtare të shoqërisë, të votuesve, meqë është në thelb një këngë elektorale.

    Si linja muzikore e si teksti, ishin një tallava e rëndomtë, deri në atë nivel sa ngre një pikëpyetje të madhe se si e ka pranuar kryesqimtari Rama, një njeri që nuk bën kompromis në çështjet e estetikës.

    “Ça po meno,

    hajde festo

    është kënga ime,

    është kënga jonë,

    ku është shoqnia,

    ku është dashnia,

    Është Shqipëria!

     

    Ne ecim para,

    vetëm përpara

    ne ecim para,

    nuk e kthejmë jo kokën mbrapa“, thuhet në tekst.

    Se kush është autori dhe këngëtarët, nuk dihen.

    Krahasimisht me të parën këngë elektorale, atë “Tirona jonë” nga West Side Family në fushatën e lokaleve të vitit 2003, kjo e 2023-shit ishte një pocaqi e vërtetë.

    Gjithsesi, do e tregojë koha nëse do ketë sukses apo jo. Sukses do të thotë kur ngjit e mbetet te publiku si motiv i pashqitshëm. Gjasat janë që jo, të paktën për veshin e kultivuar, për ndenjat e holla, ndaj të cilave ishte një atentat.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit