11.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Një polic gangster, që iu nxjerr armën qytetarëve

    Një konflikt verbal ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit ditën e djeshme në zonën e njohur si Kthesa e Kamzës, pranë kompleksit “Malajzian”, ku një oficer policie u ka nxjerr armën e shërbimit disa qytetarëve.

    Pas kësaj ngjarjeje të paprecedentë është  bërë një reagim nga Drejtria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, e cila ka pezulluar nga detyra punonjësin e Policisë, Nënkomisar F. H., dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor.

    Po ashtu është bllokuar edhe arma e shërbimit, Policia e Shetetit ka bërë me dije po ashtu se në lidhje me këtë rast, ka kryer veprime hetimore e procedurale Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila ka referuar materialet procedurale Prokurorisë Tiranë.

    Kujtojmë se në pamjet e publikuara ditën e djeshme duket se oficeri ka parkuar mjetin në hyrjen e një biznesi dhe në momentin që një punonjës i ka kërkuar ta largojë sepse kishte bllokuar aksesin për klientët, ka nisur një debat verbal.

    Pas pak çastesh, oficeri ka nxjerr armën dhe e mban vazhdimisht në dorë dhe me qytë të kthyer poshtë. Prezente janë dy gra që përpiqen ta largojnë nga zona, ndërkohë që nga pamjet kuptohet se debati vazhdon në distancë me personin tjetër, i cili dallohet me një kostum blu me vija të bardha. Edhe atë përpiqet ta qetësojë një person tjetër, por situata vazhdon e agravuar.

    Njoftimi i plotë:

    Reagim i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

    Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.02.2026, në lagjen Laprakë, Njësia Administrative nr. 11, Tiranë, te pallatet malajziane, ku punonjësi i Policisë, Nënkomisar F. H., me detyrë “Ekspert” në Seksionin e Policisë Shkencore në DVP Kukës, për motive të dobëta, u konfliktua me shtetasin D. H., të cilin dyshohet se e ka kanosur me armën e shërbimit, informojmë se:

    Menjëherë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit e ka pezulluar nga detyra punonjësin e Policisë, Nënkomisar F. H., dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor.

    Gjithashtu, në funksion të hetimit, punonjësit të Policisë iu bllokua arma e shërbimit, tip pistoletë “TT”.

    Po në lidhje me këtë rast, ka kryer veprime hetimore e procedurale Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila ka referuar materialet procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit