Nga Enver Robelli
Hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është një lajm i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët pa marrë parasysh ku jetojnë.
Ndonëse dita e anëtarësimit duket e largët, me rëndësi është që procesi po fillon, pas aq shumë vitesh të pritjes.
Ka pasur komente të ndryshme në mediat europiane mbi fillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë.
Ka pasur edhe komente skeptike.
Por komentin me gjasë më të ndyrë e ka shkruar gazeta e Vjenës “Die Presse”, e cila e mban veten për gazetë konservatore.
“Die Presse” shkruan se me Shqipërinë, ku nga viti 1967 deri më 1990 kanë qenë të ndaluara të gjitha fetë, së shpejti mund të anëtarësohet në BE shteti i parë me shumicë myslimane.
“Përkundër ndalimit të përkohshëm, tradita islame është thellë e ngulitur në shumë fusha të shoqërisë dhe mund të pengojë reformat, për shembull në barazinë e mangët mes gjinive”.
Shqipëria ka disa probleme, por feja islame nuk është problemi që pengon integrimin e këtij vendi në BE.
Dhe pse qenkan problem traditat islame në Shqipëri? Në fund të fundit në Austri jetojnë rreth 700 mijë myslimanë.
Dhe në qeveri shpesh ka qenë edhe një parti që të thuhet se është çerdhe e neonazistëve është pak.