24.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Një profesor, qe sheh si shpresë për Shqipërinë… Sali Berishën (dhe Edi Palokën që e ka kunat)

    Profesor Edmond Tupja mendon se Sali Berisha, është e vetmja opozitë dhe shpresë për këtë vend.

    “Opozita është e përçarë, i vetmi që duket, pavarësisht kush është dhe si është, se mund të qëndrojë përballë partisë në pushtet, PS dhe qeverisë Rama, është Berisha dhe Rithemelimi.

    Ata janë luftarakët. Nuk jam profet, por qëndresë po bën Rithemelimi. Ka vend për të kritikuar por e vetmja opozitë aktualisht është Rithemelimi, shprehet profesori, i cili pë rata që nuk e dinë, ndër të tjera është edhe kunati i Edi Palokës.

    Krizën brenda PD-së ai e sheh si një garanci që qytetarët do të jenë të dënuar të vuajnë dhe për ca kohë.

    “Kjo shërrnajë tregon se do të vuajmë akoma ca kohë. Fatalitet. Ka një shqetësim të madh te unë dhe shumë intelektualë të tjerë: Çfarë do bëhet në Shqipëri, çfarë do bëhet me popullin, çfarë do bëhet me të ardhmen e fëmijëve?

    Është zbrazur vendi, fshatra të tëra. Dikush më tha për një qytet të vogël që është zbrazur fare. Më tremb fakti se kryeministri ka thënë nuk prish punë, le të vijnë njerëz edhe nga Afganistani, kemi dhe iranianë, le të vijnë dhe nga Afrika tha, të gjithë janë të mirëpritur.

    I bie që shqiptarët të jenë të mirëpërzënë. Dhe i merr malli. Flitet për diasporën, diaspora jonë. Por gjithë shqiptarët do të përfundojnë në diasporë dhe vendi nuk do të ketë më diasporë”, tha ai.

    I pyetur nëse po shkojmë drejt një mjerimi shoqëror, Tupe shprehet:

    “Jam pesimist se janë krijuar reflekse tani. Vijnë fondet dhe mesa duket dikush do ta ngjyjë dorën aty, në gjithë sektorët. Shikoni çfarë bëhet me tenderat, betonizimin e qyteteve. Është për të vënë kujën, ulërimën”.

    “U mora me incineratorët, plehradjegësit. Janë një burim fitimi mesa duket që shkojnë nëpër xhepa të gjithë. SPAK-u sikur ka filluar zgjohet por duhet shkuar te koka e të keqes, aty se di çfarë do të bëjë SPAK-u.

    Megjithatë duhet luftuar, duhet besuar se diçka do të ndryshojë, se kur nuk e di. Unë sapo kam kapur moshën treçerekshekullore dhe nuk e di nëse do të arrij të shikoj që korrupsioni të ikë diku, të kërkojë strehim diku tjetër” e mbyll ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit