12.5 C
Tirana
E diel, 29 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Një shqiptare në krye të kërkimeve për kurën kundër kancerit!

    Kjo është historia e Dr.Eneda Toskës, shkencëtarja nga Vlora që prej gati 20 vjetësh jeton dhe punon në SHBA si asistent-profesore e onkologjisë tek Universiteti Johns Hopkins, shkolla më e madhe e mjekësisë ku është edhe shkencëtare dhe ka laboratorin e saj. Ditët e fundit Dr.Eneda u nderua me çmimin për kontributet e jashtëzakonshme si kërkuese shkencore e re për kërkimet për luftën kundër kancerit.

    Dr.Eneda tregon për gazetaren Rudina Xhunga në emisionin “Shqip” në DritareTv, rrugëtimin e saj nga Vlora, për në Nju-Jork për t’u bërë shkëncëtare. Ndonëse nuk donte të ikte nga Vlora, sepse si adoleshente jetën e kishte krijuar në qytetin e zemrës, duket se rrugëtimi drejt Amerikës i hapi dyer të reja në fushën ku ajo gjeti veten, atë të shkencës, për studimin e biologjisë dhe gjenetikës së kancerit të gjirit.

    Unë jam asistent-profesore e onkologjisë tek Universiteti Johns Hopkins, shkolla e mjekësisë ku jam shkencëtare dhe investigatore në laboratorin tim, ku trajnoj një grup shkencëtarësh që studiojnë biologjinë dhe gjenetikën e kancerit të gjirit me qëllim që të zbulojnë kura të reja që mund të përmirësojnë e zgjasin jetën a pacienteve me këtë tumor.

    Unë kam kryer shkollën e lartë bachelor në biologji dhe kimi nga Nazareth College of Rochester cum laude, dhe masterin në Universitin e Buffalo në New York magna cum laude, dhe kam mbaruar doktoraturën për gjenetikën dhe biologjinë e kancerit po në këtë universitet. Vazhdova trajnimin e postdoktoraturës në kurat e fundit të kancerit të gjirit tek insituti i kancerit më i vjetër në botë, Memorial Sloan Kettering Cancer Center kur u trajnova me mentorin dhe shkencëtarin me famë botërore për kurat kundër kancerit të gjirit, Jose Baselga.

    Aty ngjita shkallët në senior scientist dhe ne 2021-shin hapa laboratorin tim si shkencëtare e pavarur te Universiteti Johns Hopkins. Kam marrë shumë nderime dhe çmime. Ndër këta është titulli Next Generation Star (Ylli i Gjeneratës së re për kancer) 2021, i organizatës shkencore American Association for Cancer Research, Breast Cancer Alliance Young Investigator Aëard, dhe disa grante prestigjioze nga Instituti i Shëndetit Federal në SHBA.

    Së fundmi mora çmimin për kontributin e jashtëzakonshëm në luftën ndaj kancerit. Ishte nder i madh që nuk e prisja. Ishte një vlerësimin i madh që u behej shkencëtarëve të rinj për punën që bëjnë ata në rangun ndërkombëtar”, u shpreh Dr.Eneda.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit