18.5 C
Tirana
E diel, 13 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Një shqiptare si Mira Murati nuk lind nga asgjë dhe një dëshirë për 2024!

    Nga Alba Malltezi

    Për shumë prej nesh ishte e papritur që një shqiptare si Mira Murati, lidere e një grupi aq elitar e tenkologjik në nivel botëror si Inteligjenca Artificiale dhe ChatGpt. Ne, shqiptarëve të Shqipërisë, po na shpëton diçka, ose shumë gjëra. Të zënë me sherre ekstreme në vendin tonë, kemi humbur pulsin e zhvillimit, të ëndrrave, të talentit të gjysmës sonë që ndodhet jashtë kufijve të Shqipërisë zyrtare.

    Shqiptarë jashtë, ata që lanë Shqipërinë e viteve ’90, po bëjnë më të mirën aty ku janë, dikush për vete, dikush për fëmijët, zërin e të cilëve do ta dëgjojmë të fortë herët a vonë.

    Shqiptarë në Itali sot i sheh në poste drejtuese nga më të paparashikueshmet. Po ashtu në Francë, Gjermani, Angli e deri në SHBA e Kanada. Veç atyre që dimë e njohim në restorante e pastiçeri, në turizëm, në ndërtim, nuk është e rrallë të takosh bashkëatdhetarë në menaxhim hotelesh apo ndërmarrjesh të mëdha.

    E nisën kështu, duke përmendur historinë e Zamirës, e cila nga pastrimi i një shkolle ndërkombëtare në Europë, me sakrificat e saj bëri që djali i vetëm të studionte me rezultate të shkëlqyera në të njëjtën shkollë e sot i është futur rrugës së diplomacisë europiane.

    Shqiptarët jashtë Shqipërisë janë përqëndruar dhe përkushtuar fort në përmirësimin e tyre dhe të fëmijëve dhe me punë e përkushtim rezultatet, herët a vonë, dëgjohen e mësohen nga të gjithë. Këdo që mund të takojmë prej tyre sot, dinë të rendisin më mirë se ne të gjithë bukuritë dhe të mirat që kemi në vend.

    Jo se nuk ka “gjeni” edhe brenda kufijve të Shqipërisë, por shpesh, egoja e stërzmadhuar e një vendi të vogël, na pengon të shohim dhe pranojmë bukuritë njerëzore dhe natyrore që na rrethojnë. Ndoshta ky do të ishte dhe një urim për vitin 2024: Që të shohim veten dhe Shqipërinë me sytë dhe zemrën e shqiptarëve që sot jetojnë jashtë Shqipërisë. Të përfitojmë nga urtësia e tyre dhe sakrificat e jashtëzakonshme që i kanë bërë shqiptarë të zotë dhe të mirë mes një bote aq të madhe e me konkurrencë shumë të fortë.

    Një shqiptare si Mira Murati nuk lind nga asgjë dhe një dëshirë për 2024!

    Për shumë prej nesh ishte e papritur që një shqiptare si Mira Murati, lidere e një grupi aq elitar e tenkologjik në nivel botëror si Inteligjenca Artificiale dhe ChatGpt. Ne, shqiptarëve të Shqipërisë, po na shpëton diçka, ose shumë gjëra. Të zënë me sherre ekstreme në vendin tonë, kemi humbur pulsin e zhvillimit, të ëndrrave, të talentit të gjysmës sonë që ndodhet jashtë kufijve të Shqipërisë zyrtare.

    Shqiptarë jashtë, ata që lanë Shqipërinë e viteve ’90, po bëjnë më të mirën aty ku janë, dikush për vete, dikush për fëmijët, zërin e të cilëve do ta dëgjojmë të fortë herët a vonë.

    Shqiptarë në Itali sot i sheh në poste drejtuese nga më të paparashikueshmet. Po ashtu në Francë, Gjermani, Angli e deri në SHBA e Kanada. Veç atyre që dimë e njohim në restorante e pastiçeri, në turizëm, në ndërtim, nuk është e rrallë të takosh bashkëatdhetarë në menaxhim hotelesh apo ndërmarrjesh të mëdha. E nisën kështu, duke përmendur historinë e Zamirës, e cila nga pastrimi i një shkolle ndërkombëtare në Europë, me sakrificat e saj bëri që djali i vetëm të studionte me rezultate të shkëlqyera në të njëjtën shkollë e sot i është futur rrugës së diplomacisë europiane.

    Shqiptarët jashtë Shqipërisë janë përqëndruar dhe përkushtuar fort në përmirësimin e tyre dhe të fëmijëve dhe me punë e përkushtim rezultatet, herët a vonë, dëgjohen e mësohen nga të gjithë. Këdo që mund të takojmë prej tyre sot, dinë të rendisin më mirë se ne të gjithë bukuritë dhe të mirat që kemi në vend.

    Jo se nuk ka “gjeni” edhe brenda kufijve të Shqipërisë, por shpesh, egoja e stërzmadhuar e një vendi të vogël, na pengon të shohim dhe pranojmë bukuritë njerëzore dhe natyrore që na rrethojnë. Ndoshta ky do të ishte dhe një urim për vitin 2024: Që të shohim veten dhe Shqipërinë me sytë dhe zemrën e shqiptarëve që sot jetojnë jashtë Shqipërisë. Të përfitojmë nga urtësia e tyre dhe sakrificat e jashtëzakonshme që i kanë bërë shqiptarë të zotë dhe të mirë mes një bote aq të madhe e me konkurrencë shumë të fortë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit