17.5 C
Tirana
E hënë, 16 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Një stërvitje e shpejtë për trurin: 5 pyetje për t’i provuar vetes sa inteligjentë jeni!

    Një mendje e zgjuar si ajo e juaja ka nevojë të stërvitet në çdo moment. Ndaj ashtu siç jeni jepuni përgjigje këtyre pyetjeve dhe mbarojeni trajnimin për sot.

    Ia nisim me një pyetje të thjeshtë.

    1- Nëse ju po merrni pjesë në një garë vrapimi dhe arrini ta kaloni personin që është i dyti në radhë, në cilin vend jeni pozicionuar?

    2-Një shofer nuk kishte patentë me vete dhe vazhdoi në një rrugë njëkalimshme, por në drejtimin e kundërt. Polici e pa, por nuk e ndaloi. Arsyeja?

    3- Dy shtëpi janë në zjarr: një luksoze dhe një modeste. Kë do të fikë policia të parën?

    4- Zëreni se keni përballë një fëmijë 8- vjeçar. Pa shpjegojini pak me fjalë të thjeshta çfarë është një database?

    5- Je kapiteni i anijes dhe duhet të ndash thesarin e gjetur. Njerëzit e tu do të vendosin sa dakord janë duke votuar më pas. Nëse më pak se gjysma e tyre është pro ndarjes që do të bëni, ju do të vdisni. Si duhet ta ndani thesarin?

    Përgjigjet:

    1. Kaluat të dytin dhe menduat se fituat? Jo dhe jo. Keni zënë thjesht vendin e tij, jeni të dytët.

    2. Kjo ishte logjike fare. Meqë shoferi nuk kishte patentë vendosi të ecte në këmbë, arsye përse nuk u ndalua nga policia.

    3. Këtë shpresojmë ta keni gjetur. Pastaj, që kur policia fik zjarrin?

    4. E quani veten mjeshtër të teknologjisë dhe nuk mundët dot të shpjegonit database- in?  Database është një vend ku ruhet informacioani. I ndihmon njerëzit të kujtojnë gjëra të rëndësishme. Ja kaq ishte.

    5. Që t’i shpëtosh vdekjes, nëse nuk është ende vonë, ndaje thesarin vetëm me 51%- in e anëtarëve. Kënaq ata dhe shumica do të votojë për ty. Ia hodhe paq!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit