9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    ‘’Një thirrje për ‘’zgjim’’ ndaj të rinjve!’’

    Nga Esjurda Tallushi

    A ju ka ndodhur të dëshironi të ngrini zërin për një cështje të caktuar në lagjen, shkollën apo qytetin tuaj dhe të mos dini se ku të drejtoheni? A ju ka ndodhur të dëshironi kontribuoni në shoqëri për zbutjen e një problemi social dhe jeni stepur? Përse ky hezitim?

    Ne si shoqëri shpesh tërhiqemi nga modelet që na ofrohen. Por këto barriera mund të vijnë edhe si mungesë e informacionit se cfarë duhet të bëjmë që problemi ynë të mos bjerë në vesh të shurdhët. E rëndësishme është marrja e informacionit; pretendimi për marrjen e tij si një e drejtë qytetare. Ku? Në pushtetin lokal, bashkinë ku ju jetoni. Ato institucione nuk mund të jenë tempuj në të cilën ju faleni për shërbime apo për mëshirë, përkundrazi ato janë aty për të shërbyer ty, mua e cdo qytetari, nëse jo me shërbime, me informacion.

    Këshillat bashkiakë nuk janë të ngurtë e të mbyllur në dhënien e informacionit e transparencën në punën e tyre, por bëhen hermetikë për të shmangur llogaridhënien kur presioni në lidhje me të është i ulët. Këshillat rinorë, nuk mund të jenë statikë, por përcues të problemeve që mund të ketë komuniteti në një moment të caktuar. Askush nga ne nuk mund ta shikoj aksesin në shërbime me një standard të caktuar si lëmoshë që jepet nga punonjësit, por si një e drejtë për të reaguar.

    Të jesh një i ri e qytetar aktiv në shoqëri ku mund të mbështetësh shtresat vulnerabël ka dy medalje: moskompleksin e reagimit në lidhje me atë se cfarë ka ndodhur e ndodh në shoqëri për shkak të moshës e reagimeve impulsive, si edhe indiferentizmin absolut duke mos parë individë në funksione e pozicione të ndryshme që ndërmarrin hapa për të ndryshuar realitetin e politikave sociale ku në fund të ditës jetojnë fëmijët e tyre.

    Bëhu një qytetar i denjë për shoqërinë! Bashkohu njëzëri me kërkesën për të ndryshuar situata të caktuara e të papëlqyeshme në komunitetin tënd ku gjenden jo vetëm të rinjtë, por edhe prindërit tuaj, fëmijët apo të mosha e tretë!

    Reagimi qytetar është mprehtësi dhe devotshmëri. Në asnjë mënyrë individualizmi nuk përqafohet në komunitet sepse në momentin që do keni më tepër nevojë për reagim, ju do të përballeni me indiferentizmin e të tjerëve njëlloj si ju!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit