16.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Një tjetër artiste shqiptare admiron Mimoza Ahmetin: Këtë grua e kam inspirim! Kur të rritem dua të bëhem si ajo, e dua (REAGIMI)

    Poetja dhe shkrimtarja e njohur shqiptare, Mimoza Ahmeti po thyen rrjetin me energjinë që po jep në formatin televiz “Ferma Vip 3” ku ajo u bë pjesë mbrëmjen e 27 marsit.

    Pas mbështetjes së Dafina Zeqirit e cila në një foto të publikuar në llogarinë e Mimoza Ahmetit shkroi se poetja është shoqja e saj më e mirë, këngëtarja Tayna ka shfaqur admirimin e saj për poeten.

    Përmes një postim të bërë në llogarinë e saj në Instagram, teksa publikoi një fragment nga “Ferma VIp 3” gjatë të cilës shfaqet Mimoza, Tayna shkroi: Kjo gru m’u ka bo inspirim. Kur t’rritna madje du m’u bo si Moza. E duuu.

    Poetja Mimoza Ahmeti që natën e parë të transmetimit të programit arriti të vidhte zemrat e shumë njerëzve pasi shkaktoi situata shumë gazmore në Fermë. Që në natën hyrëse, teksa moderatorja Arbana Osmani vijonte me moderimin e programit, ajo u shtri për të fjetur. Ndërsa të tjera momente gazmore të saja kanë bërë xhiron e rrjetit.

    Pjesë e “Ferma Vip 3” janë bërë 19 personazhe të njohura të estradës shqiptare. Mes tyre këngëtarë, shkrimtarë, aktorë, modele e bodybuilder.

    E preferuara e publikut për këtë javë u zgjodh Mimoza, ndërsa në nominim kokë më kokë janë Dj FairFax dhe Xhesi, ku njëri prej dyshes pritet të mbarojë rrugëtimin e tij në këtë program televiziv.

    Një tjetër artiste shqiptare ADMIRON Mimoza Ahmetin: Këtë

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit