Kanë kaluar gati shtatë muaj që kur Einxhel Shkira dhe Dj Dagz u bënë prindër për herë të parë dhe prej javësh ka dyshime se moderatorja mund të jetë shtatzënë sërish.
Kur ishte në pritje të djalit të saj, Einxhel shkroi krahas një fotoje selfie në rrjete sociale “Hedhoww”.
Të njëjtën gjë e ka përsëritur para disa kohësh, ndërsa fansat shkruajnë: “Herën e fundit që the Hedhoww ishe shtatzënë. Vras mendjen cila është surpriza jote kësaj here.”

Këtë postim moderatorja e shpërndau edhe në Instagram duke shkruar: “Lol sa mirë më njihni”.
Tani një tjetër detaji ka marrë vëmendjen e fansave. Alban Ramosaj në bashkëpunim me Beatrix, Dagz dhe Pm kanë sjellë projektin “Gin Tonic”. Duke promovuar këngën, këngëtari shkruan në foton e tij: “M’boni tag n’story naj gotë Gin Tonic”.
Einxhel shkruan në komente: “A bon një gotë me ujë që duket si Gin Tonic?”, duke nënkuptuar se nuk mund të pijë alkool. Dhe zakonisht alkool-i nuk konsumohet gjatë shtatzënisë.

Einxhel dhe Dagz u njohën në “Big Brother VIP 1”, ku nisën edhe romancën e tyre. Disa muaj pas daljes ata njoftuan se do bëhen prindër dhe në dhjetor të 2022 mirëpritën në jetë djalin e tyre, Trev.



