27.5 C
Tirana
E diel, 22 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Një tjetër nga parashikimet e gruas me ‘dhunti’ bëhet realitet?

    Një grua e verbër me “dhunti”, e cila dyshohet se parashikoi 9/11, pretendoi se do të kishte mungesë uji në vitin 2022.

    Baba Vanga, e quajtur “Nostradamus i Ballkanit”, pohoi se qytetet e mëdha do të goditeshin nga mungesa e ujit për shkak të thatësirës.

    Ajo tha se do të rezultonte me pasoja politike pasi kërkoheshin zgjidhje alternative, raportoi Mirror.

    Kjo vjen pasi Portugalia dhe Italia u kanë thënë popullsive të tyre përkatëse të kufizojnë përdorimin e ujit, me këtë të fundit që pritet të kalojë thatësirën më të keqe që nga vitet 1950.

    Gjithashtu pretendohet se do të ketë më shumë tërmete dhe cunami – me “periudha të forta përmbytjesh” në Australi dhe pjesë të Azisë.

    Baba Vanga, e lindur me emrin Vangelia Pandeva Dimitrova, jetoi një jetë normale deri në moshën 12-vjeçare, kur humbi shikimin dhe pretendoi se kjo ishte një dhuratë e rrallë nga Zoti që e lejonte të shihte të ardhmen.

    Ajo vdiq në gusht 1996 nga kanceri i gjirit, por dishepujt e saj pretendojnë se parashikimet që ka bërë, u shtrinë për vite pas vdekjes së saj.

    Baba Vanga thuhet se ka thënë në vitin 1989:

    “Tmerr, tmerr! ‘Vëllezërit’ amerikanë do të bien pasi do të sulmohen nga zogjtë e çelikut. Ujqërit do të ulërijnë në një shkurre dhe gjak i pafajshëm do të rrjedhë”.

    Shumë besojnë se kjo ishte në lidhje me sulmet terroriste të 11 shtatorit.

    Një tjetër parashikim i saktë ishte se presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara do të ishte me ngjyrë – Barack Obama.

    Megjithatë, ajo tha se ai do të ishte i fundit.

    Gjithashtu pretendohet se gruaja parashikoi vdekjet e Çernobilit dhe vrasjen e princeshë Diana-s.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit