16.5 C
Tirana
E premte, 25 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Një tortë apo një thumb? Arbana dhe drama e vazhdueshme e Big Brother-it

    Kur menduam se drama mes Arbana Osmanit dhe Big Brother-it kishte mbaruar (ose të paktën kishte hyrë në fazën e heshtjes diplomatike), ajo na surprizoi me një story. Një miks i “të ëmblës” dhe “të dyshimtës”.

    Në dukje një urim i ëmbël për ditëlindjen e vëllait të saj – dhe me të drejtë, sepse çdo ditëlindje meriton festë  – por çfarë na bën përshtypje është një detaj i vogël: mbishkrimi “CELEBRATING BIG BROTHER” mbi tortë.

    Një tortë apo një thumb? Arbana dhe drama e vazhdueshme e Big

    Po pra, jo “Gëzuar ditëlindjen Patrik”, jo “festojmë me familjen”, por një “celebrating Big Brother” që s’kishte si të kalonte pa u vënë re.

    Nëse nuk do të ishte Arbana dhe nuk do të kishte një histori kaq të gjatë (dhe të komplikuar) me këtë format, ndoshta do të thoshim që është rastësi.

    Sidoqoftë mund të ketë qenë thjesht një postim i pamenduar gjatë. Por mund të jetë edhe ndonjë thumb me pak sheqer pudër sipër. Ju gjykojeni vetë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit