16.5 C
Tirana
E martë, 24 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Një trekëndësh dashurie, që përfundon në mënyrë tragjike

    Një ngjarje e rëndë ka marrë vëmendjen e mediave botërore. Moriah Wilson, çikliste elitare, kampione, me 10 kupa të fituara vitin e fundit, u vra në shtëpinë e shoqes së saj.

    Çiklistja e njohur si Mo, sapo kishte darkuar me ish-të dashurin e saj çiklistin Colin Strickland. Ai e kishte përcjellë deri në derën e shoqes së saj dhe pak minuta më vonë, policia ka marrë njoftimin se një vrasje ka ndodhur.

    Mo dhe Colin ishin ndarë prej një viti, por lidhja e tyre ishte shndërruar në miqësi të ngushtë. Këtë thotë ai në dëshminë e tij në polici.

    Kurse e dashura e tij Kaitlie Armstrong nuk mendonte kështu. Ajo ishte vazhdimisht xheloze për këtë miqësi dhe tashmë ështe e dyshuara kryesore e kësaj vrasjeje.

    Makina e saj, ose një e ngjashme është filmuar nga kamerat e sigurisë, pak minuta para se të ndodhta ngjarja, përpara shtëpisë ku Mo po qëndronte. Armstrong aktualisht është arratisur dhe policia nuk ka mundur ka lokalizojë.

    Colin shprehet i tronditur se i duket e pabesueshme që është përfshirë padashur në një situatë kaq tragjike.

    Ai tha se kishte një marrëdhënie të shkurtër romantike me Mo, nga fundi i tetorit deri në fillim të nëntorit 2021, ndërsa ai ishte ndarë nga Armstrong.

    Colin dhe Armstrong u pajtuan dhe rifilluan marrëdhënien e tyre rreth një muaj më vonë. Marrëdhënia e tij me Mo më pas u bë ‘platonike dhe profesionale’ dhe ai e konsideronte atë një ‘shoqe të ngushtë’. Kështu u shpreh.

    Kurse një dëshmitar për policinë ka thënë se Armstrong besonte se marrëdhënia romantike e Colin dhe Mo po vazhdonte që prej janarit të 2022-shit. Colin e ka pranuar në polici se u përpoq të fshihte nga Armstrong komunikimet e tij me Mo duke ndryshuar emrin e saj në telefonin e tij dhe duke fshirë mesazhet.

    Armstrong kishte kontaktuar me Mo disa herë dhe i kishte thënë të qëndronte larg të dashurit të saj. Kurse familja e Mo-së thonë se vajza e tyre kohët e fundit nuk ishte në asnjë lidhje romantike.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit