23.5 C
Tirana
E martë, 1 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Një vit pa Kadarenë, gjeniu i letrave që bëri Shqipërinë të flasë me botën

    Mëngjesi i 1 korrikut, një vit më parë, solli një nga lajmet më të trishta për kombin shqiptar: ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë, gjeniut të letrave shqipe dhe shkrimtarit më të madh bashkëkohor shqiptar.

    Sot, një vit më pas, emri i tij vijon të jetojë jo vetëm në librat që la pas, por edhe në kujtesën kulturore të një kombi që ai e përfaqësoi me dinjitet dhe forcë në çdo rresht të shkruar.

    Kadare ndërroi jetë në Tiranë, si pasojë e një arresti kardiak, mëngjesin e 1 korrikut. Lajmi tronditi botën e letrave dhe u pasua me homazhe të shumta brenda dhe jashtë Shqipërisë. Autoritetet shqiptare shpallën ditë zie kombëtare, ndërsa nderimet zyrtare u zhvilluan në Pallatin e Kongreseve.

    Romani i përkthyer në mbi 45 gjuhë, ishte i pari shqiptar që u nderua me çmimin “Man Booker International” në vitin 2005, ndërsa për dekada me radhë u përfol si pretendent për çmimin “Nobel në Letërsi”.

    Veprat e tij si Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kronikë në gur, Prilli i thyer, Pallati i ëndrrave e dhjetëra romane e ese të tjera, e vendosën Kadarenë si një zë të veçantë në letërsinë botërore, një zë që fliste për absurditetin e diktaturës, dramën e ekzistencës dhe kompleksitetin e historisë shqiptare.

    Pas vdekjes, trupi i tij u përcoll për në Varrezat e Dëshmorëve, me një ceremoni që mblodhi personalitete nga bota e politikës, artit dhe letërsisë.

    Një vit më vonë, biblioteka shqiptare ndjehet më e pasur falë trashëgimisë së tij, por edhe më e vetmuar pa zërin që i dha formë ndërgjegjes kulturore shqiptare për më shumë se gjysmë shekulli.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit