13.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Një vrasës i fiksuar pas “VIP”-ave

    Një krim i rëndë ka tronditur Kosovën. Ish-këshilltari i Bexhet Pacollit, Naim Murseli është arrestuar nga Policia për shkak se dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij Liridona Murseli, tri ditë më parë.

    Murseli ka pranuar porositjen e vrasjes së gruas së tij Liridonës, të cilës dje iu dha lamtumira e fundit pasi mbeti e vrarë mbrëmjen e 29 nëntorit në një pritë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë teksa po udhëtonte me bashkëshortin e saj, Naim Murselin si dhe fëmijët.

    Nga mbikëqyrja e rrjeteve sociale të Naim Murselit, vihet re se ai ka foto me personazhe të njohur të politikës, showbizit dhe sportit. Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka foto me Edi Ramën. Dua Lipën, Rita Orën, Loredanën, Olta Gixharin apo Granit Xhakën.

    Ndërsa bie në sy mungesa e fotove me bashkëshorten e tij.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit