15.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Njerëzit janë shokuar nga videot ‘shqetësuese’ të Madonna-s: Ç’po ndodh me të?

    Fansat duken gjithnjë e më të shqetësuar sa herë Madonna poston në TikTok. Së fundmi, mbretëresha e pop-it ka hedhur një video me këngën e Baby Keem, “Vent” dhe njerëzve po u duket thjesht e çuditshme!

    Dikush shkruan për 64-vjeçaren:

    “Ku është Madonna që admiroja?! Kjo grua e ka humbur. Koha për të dalë në pension…”

    Një tjetër shkroi:

    “Dikur e adhuroja, ishte idhulli im. Më pëlqente muzika dhe krijimtaria e saj. Tani duket thjesht shqetësuese.”

    Ndërkohë jo pak njerëz mendojnë se Madonna duhet që të fillojë të pranojë procesin e plakjes dhe të “mos shpërfytyrohet”.

    Tashmë prej një viti, këngëtarja është aktive në rrjetet sociale dhe postimet janë, le të themi, të veçanta.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit