Ben Blushi rikthehet në skenën letrare me një roman të ri, që premton të ngrejë debate dhe të hapë krahë për reflektim: me titullin “Jam Mysliman”. Mbrëmjen e djeshme, Blushi ka qenë i ftuar në emisionin “Mirëmbrëma yje” me Arbana Osmanin, ku ka folur për librin e tij të ri, periudhën kur drejtonte Top Channel dhe marrëdhënine e tanishme me shumë personazhe të njohur të medias.
Teksa Ben Blushi ka zgjedhur mes disa gazetarëve shqiptarë se me cilin do të punonte përsëri nëse do ishte dhe një herë në krye të një televizioni, tregoi gjithashtu se ka shumë njerëz që nuk do të donin të punonin me të për shkak të mendimit të keq që kanë për të si drejtor.
Ben Blushi: Ka shumë njerëz që nuk do punonim me mua, nga mitet që qarkullojnë dhe ti ke shërbyer për këtë punë shpesh edhe pse ke qenë një nga të favorizuarat e mia, mite se unë jam njeri shumë i keq ose i egër më sakt.
Arbana: Unë kam thënë arrogant
Ben Blushi: Jam unë arrogant?
Arbana: Lexoni këte librin dhe më thoni është apo jo arrogant
Ben Blushi: Ç’lidhje ka libri me mua
Arbana: Ky është një nga librat më arrogant të shkruar ndonjëherë në shqip
Ben Blushi: Po më bën reklamë negative, për çfarë erdha unë
Arbana : Hahaha shumë negative



