Një nënë në TikTok u kritikua për festën e parë të ditëlindjes së vajzës së saj me dekor në dukje satanik, të kompletuar me forma gjeometrike pagane dhe tullumbace të zeza.
Në një video që u bë virale, Janeth Zapata nga Meksika, e cila poston në TikTok me emrin @JanethZapata31, tregoi festën e veçantë që organizoi ditëlindjen e parë të vajzës, Lilith Alexa.
Ndërsa festat e para të ditëlindjeve të shumicës së vajzave të vogla janë të mbushura me ngjyrë rozë, Zapata vendosi të përqendrohej te një tjetër ngjyrë: E zeza!
Ajo dekoroi festën për Lilith-in e vogël – e cila ka emrin e perëndeshës satanike dhe demonit me të njëjtën emër – me elementë kryesisht në ngjyrë të zezë dhe deri diku të frikshme.
Videoja ka mbi 2 milionë shikime, megjithatë, pjesa më e madhe e komenteve është e mbushur me kritika.
“Nuk e di se çfarë ka menduar mamaja, por kjo nuk është as festë, as ngjyrë, për një vajzë të vogël”, shkroi dikush.
Një tjetër u shpreh:
“Kjo nuk ishte një festë ditëlindjeje, ishte një sakrificë”, shkruan një tjetër.
Komentet lënduese e shtynë Zapatën të sqaronte se festa e ditëlindjes së vajzës së saj nuk ishte në fakt satanike në natyrë – dhe se edhe familja e saj nuk është satanike.
“Festa nuk kishte asgjë satanike. Pinata nuk është djalli. Qetësohuni!”, u shpreh ajo.