Një ditë më parë, bëri bujë një deklaratë e këngëtares Fifi për Arjola Demirin, të cilës iu referua si një person i padëshiruar. Këtë koment e bëri në një bisedë telefonike me Monika Lubonjën, të zhvilluar në kuadrin e një lojë në televizion.
“Kishte njerëz të padëshirueshëm në ditëlindjen tënde“, tha Fifi duke nënkuptuar se e kishte me Arjolën pasi aktorja i ka bërë bllok në Instagram. Mirëpo, nuk ka vonuar dhe përgjigja e aktores. Ajo ka postuar një thënie që duket se i drejtohet Fifit.
“Lajkatarët duken si shokë, ashtu si ujqërit që duken si qen. Asnjëherë mos e nënvlerëso fuqinë e një gruaje alfa.”, ka shkruar Arjola krahas një fotoje në Instastory.