9.5 C
Tirana
E hënë, 1 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Njihesh nga Olsi Bylyku”, plas keq mes Eglit dhe Valbonës: “Harrove pse të hoqën nga puna…”

    Një debat me tone të ashpra ka ndodhur ditën e sotme mes Eglit dhe Valbonës në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

    Egli, gjatë një debati me Gertën, është shprehur se nuk e dinte ekzistencën e saj dhe i tha se ‘është e paaftë’.

    Këtu ka ndërhyrë Valbona e cila i është drejtuar Eglit duke i thënë se ajo njihet prej lidhjes së saj me ish-partnerin, Olsi Bylyku.

    Këtu banorja ka shpërthyer dhe i është kundërpërgjigjur Valbonës duke i kujtuar arsyen se pse e kanë hequr nga puna në televizionin ku punonte.

    “Shko e lexo se të kanë hequr nga puna, gazetare që të heqin nga puna që nuk di të lexosh, nuk di informacion, je e paaftë”, i tha Egli, Valbonës.

    Pjesë nga debati:

    Valbona: Prej tij të njohim

    Egli: Kam jetuar 5 vite. Më njohin për ndonjë skandal?

    Valbona: Se më thua mua nuk të njoh

    Egli: Po nuk të njoh moj. Ti më njeh, unë nuk të njoh

    Valbona: Po pra, ne jemi bërë vetë. Aq persona sa na njohin, jemi bërë vetë

    Egli: Ta kam parë emrin në portale kush do hyjë t’i njoh. Valbona Mhilli kush është? As gafën nuk t’a kam ditur, e kam mësuar kur të kam klikuar emrin

    Valbona: Ule zërin

    Egli: Vazhdo më ndiq, inspirohu nga unë, më shkruaj edhe mesazhe se unë do vazhdoj të mos i hap se nuk të njoh

    Valbona: Mua më njohin aq sa më njohin. Mua nuk më njohin për histori dashurie. Më njohin prej Bonës

    Egli: Shko e lexo se të kanë hequr nga puna, gazetare që të heqin nga puna që nuk di të lexosh, nuk di informacion, je e paaftë

    Valbona: Jam e paaftë. Po mua ato njerëz që më njohin, më njohin për punën dhe profesionin

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit