27.5 C
Tirana
E mërkurë, 9 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Njihet si “prokurori i besuar i amerikanëve”, kush është hetuesi i heshtur që theu tabunë Berisha që kërkon të drejtojë SPAK?

    Dy ditë më parë është depozituar kërkesa e parë për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

    Bëhet fjalë për prokurorin Adnan Xholi i cili ka shprehur interes për drejtimin e këtij institucioni.

    Adnan Xholi ka mbajtur detyrën e drejtorit të Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa më parë ka ushtruar prej më shumë se 5 vitesh funksionin e Drejtorit të Kontrollit të Hetimit në institucionin qendror të akuzës.

    Më herët, prokurori Adnan Xholi ka mbajtur poste drejtuese në prokurori lokale, si edhe për shumë vite ka qenë prokuror pranë ish-Prokurorisë për Krime të Rënda.

    Xholi ka mbajtur vazhdimisht një profil tejet të rezervuar përballë mediave, pavarësisht se ka pasur në duar çështje të nxehta dhe interesi i gazetarëve ka qenë i madh.

    Xholi është prokurori i parë i Republikës që ka thirrur për të dhënë dëshmi Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, ministrin e Brendshëm, ish-kryeministrin, deputetë e persona të tjerë jo të zakonshëm.

    Nëse për shumë prej këtyre politikanëve, parimisht nuk do ishte problem të paraqiteshin nëse drejtësia do t’ua kërkonte, do duhej të kalonin 25 vjet që Sali Berisha, njeriu i politikës që thotë se di gjithçka, që akuzon gjithkënd për çdo gjë, të detyrohej të ulej përballë një prokurori.

    Bëhet fjalë për atentatin e supozuar ndaj ish-deputetit Tom Doshi.

    Dibrani Adnan Xholi që 6 korrikun e këtij viti mbushi 47 vjeç ka marrë vazhdimisht vlerësime për performancën dhe integritetin profesional.

    Është ndër të paktët prokurorë shqiptarë të nderuar me certifikatë mirënjohjeje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Në krye të Drejtorisë së Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme, tre muaj pasi kishte marrë këtë detyrë, bashkë me 7 oficerë gjyqësorë të Policisë së Shtetit ai punoi me autoritetet amerikane për zgjidhjen e një çështje trafiku droge dhe pastrimit parash, ku ishte i përfshirë një shtetas shqiptaro-amerikan.

    Prokurori Xholi dhe shtatë oficerët të cilët kishin hetuar të pandehurin në Shqipëri, u paraqitën në tetor 2013 para jurisë së Teksasit, ku prezantuan procedurën hetimore të ndjekur për këtë rast.

    Pak muaj më pas, Prokurori i Përgjithshëm i shtetit të Teksasit, John Bales dhe Drejtori i Përgjithshëm i Byrosë Federale të Hetimit (FBI), James B.Comey, dhanë këtë certifikatë mirënjohjeje për Xholin dhe oficerët.

    A duhet theksuar fakti që kandidati i parë për drejtues i SPAK gëzon besimin e amerikanëve? Po, edhe pse idealja do ishte që gjithë sistemi i polici-prokurori-gjykatave të gëzonte së pari besimin e shqiptarëve dhe kaq do mjaftonte. Me emrin e Xholit drejtësia futet në një proces inkurajues, pasi është ndër figurat më pak të përfolura dhe me integritet të lartë.

    Emri i Xholit është ndër shpresat pakta që drejtësia të rimëkëmbët dhe të rikthehet besimi i qytetarëve.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit