11.5 C
Tirana
E enjte, 14 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Njihuni me 10 vendet më të shtrenjta në botë për të jetuar në 2022-shin

    Në fund të çdo muaji, kur vijnë faturat është i njëti refren: Ne ankohemi se sa shumë është rritur kostoja e jetesës. Sipas Indeksit të Kostos së Jetesës në mbarë botën të këtij viti, të publikuar nga Economist Intelligence Unit (EIU), kostoja mesatare e jetesës është rritur me 8,1% në vitin 2022, për shkak të luftës ruse në Ukrainë dhe efekteve të vazhdueshme të pandemisë.

    Me fjalë të tjera, s’jemi të vetmit ne që ankohemi!

    Lufta në Ukrainë, sanksionet perëndimore ndaj Rusisë dhe politikave të Kinës me zero-Covid kanë shkaktuar probleme të zinxhirit të furnizimit që, të kombinuara me rritjen e normave të interesit dhe ndryshimet e kursit të këmbimit, kanë rezultuar në një krizë të kostos së jetesës në të gjithë botën.

    Pra, në një vit të shtrenjtë, cilat janë qytetet më të shtrenjta për të jetuar?

    1. New York dhe Singapori (në të njëjtin nivel)

    3. Tel Aviv, Izrael

    4. Hong Kong dhe Los Angeles (në të njëjtin nivel)

    6. Zurich, Zvicër

    7. Geneva, Zvicër

    8. San Francisco, California

    9. Paris, Francë

    10. Copenhagen, Danimarkë

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit