3.5 C
Tirana
E martë, 24 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Njihuni me anëtarët e jurisë së “X Factor Albania”

    Janë zbuluar më në fund anëtarët e jurisë së “X Factor Albania”. Në karrigen e jurisë do të ulen moderatori i njohur Adi Krasta dhe këngëtaret Arilena Ara dhe Elhaida Dani.

    Adi Krasta do të rikthehet në një spektakël talentesh, pasi ka realizuar së bashku me Pali Kuken “Ethet e së Premtes Mbrëma”. Gjithashtu, ka prezantuar edicione të Festivalit të Këngës në RTSH. Rishtazi, edhe Festivalin e parë të Këngës në Kosovë.

    Arilena Ara është ‘produkt’ i “X Factor Albania”, pasi talenti i saj është identifikuar pikërisht në garën e këtij spektakli. Ajo do të jetë pjesë e jurisë, ku së bashku me Adi Krastën dhe Elhaida Danin do të gjykojnë performancat e garuesve.

    Anëtarja e tretë është këngëtarja e njohur Elhaida Dani, e cila kompleton jurinë fikse të “X Factor Albania”. Në spektakël do të ketë edhe një ‘guest judge’, i cili do të ndryshohet në çdo puntatë.

    Ndërkohë, “X Factor Albania” i ka mbaruar audicionet dhe është gati të na prezantojë me talentet e reja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit