6.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Njihuni me shefen shqiptare nga Golemi, që gatoi për këngëtarët e Sanremo-s

    Silvana Musej është një shefe kuzhine shqiptare në Itali, e cila ka gatuar për VIP-at e Sanremos. Ajo ka ndarë eksperiencën 7-ditore gjatë një interviste, duke treguar preferencat e artistëve në ushqim.

    “Sollëm në tavolinat e artistëve gastronominë e Italisë. Menuja kishte çdo pjesë të kulturës tradicionale të ushqimit italian. Ne i dham rëndësi kulturës, pa manipuluar recetat, duke i dhënë vlerë traditës.

    I dhamë pjesë çdo gjë që ishte vegjetariane, mishit dhe peshkut, duke bërë bashkë të gjitha zonat e Italisë.  Unë kam qenë atje të paktën 7 ditë dhe përpara kemi punuar teknikisht me recetat.

    Të gjithë ishin kuriozë të provonin të gjitha recetat që kishte në menu. Pasi kishin provuar ato pjatat, kishin dhe kërkesa të tjera. Sidomos artistet femra, të cilat donin më shumë gjëra vegjetariane.

    Fituesit, Mahmood dhe Blanco provuan çdo gjë dhe nuk patën asnjë kërkesë. E respektuan punën tonë. Nuk patëm klientë nazeli këto ditë”, u shpreh Musej.

    Më tej, Silvana zbuloi dhe disa detaje për jetën e saj private.

    “Unë kam lindur në Golem, jam rritur me jodin e detit. Kam emigruar 17 vjeçe. Kam pasur gjithmonë synimin për t’u kthyer, por kam gjetur punën ideale që s’më ka lënë”, tha ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit