16.5 C
Tirana
E diel, 22 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    ‘Njoha bashkëshortin tim aty: Këto histori suksesi do t’ju bëjnë të përdorni Tinder dhe jo vetëm

    Një studim nga Liesel Sharabi, psikologe, rreth njohjeve në epokën dixhitale, rezultoi se aplikacione si Tinder mund të kenë vërtet sukses.

    “Besojeni ose ajo, unë aty njoha bashkëshortin tim”, u shpreh një nga pjesëmarrëset e studimit.

    Ajo nuk ishte personi i parë që tha se kishte gjetur dashurinë në një aplikacion takimesh (dating app).

    Një studim i vitit 2013 tregon se një e treta e martesave në SHBA e kanë fillimin e tyre në internet.

    Liesel flet më shumë rreth studimit të saj të tanishëm:

    “Për një studim të ardhshëm, unë intervistova njerëz nga e gjithë SHBA-ja në lidhje me marrëdhëniet e tyre afatgjata përmes takimeve në internet. 72% e tyre ishin gra me një moshë mesatare 33.42 vjeç.

    Njerëzit me të cilët fola ishin të martuar ose të fejuar me dikë që e takuan përmes Tinder, OkCupid, eHarmony, Plenty of Fish, Match, Bumble, Coffee Meets Bagel, Jdate ose Shaadi. Mesatarisht, marrëdhëniet e tyre ishin 4.18 vjet të gjata dhe vazhdonin aktualisht.”

    Shumë nga njerëzit që ishin pjesë e studimit, tashmë ishin fejuar, martuar.

    Njohjet online sigurisht që kanë sfidat e tyre, por ndoshta nuk janë edhe aq “keq” sa i kemi imagjinuar.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit