13.5 C
Tirana
E diel, 15 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Njohje te reja gjatë verës? 5 këshilla për të kuptuar nëse ia vlen ose jo!

    Vera vjen gjithmonë me më shumë aktivitete sociale. Pavarësisht nëse jeni duke pushuar në plazh, duke udhëtuar jashtë vendit apo duke marrë pjesë në një festival, takimi me njerëz të rinj është i pashmangshëm. Por koha është flori, apo jo? Ndaj ja si ta kuptoni nëse po e shpenzoni me dikë që ia vlen?

    1. Interesat e përbashkëta

    Një nga mënyrat më të lehta për të kuptuar nëse dikush ia vlen të investosh kohën është duke parë me kujdes interesat e përbashkëta. A pëlqen dhe ai/ajo ecjet, shijon të njëjtën muzikë si ti, ka pasion gatimin, lexon po aq sa ti etj. Aktivitetet e përbashkëta mund të jenë themeli për një lidhje kuptimplote.

    2. Vibe pozitiv

    Kushtoji vëmendje mënyrës sesi ndihesh pasi keni kaluar kohë me të. Si je pas takimit? Nëse dikush vazhdimisht ju lë me një ndjesi bezdisjeje/trishtimi, mund të jetë koha ta largoni nga vetja.

    3. Konsistenca

    A vjen kur thotë që do të vijë? A shkruan shpesh? A i mban premtimet? A sillet me të tjerët po aq sjellshëm sa sillet me ty? Konsistenca në sjellje tregon se janë të besueshëm, cilësi që është vendimtare për çdo marrëdhënie të qëndrueshme.

    4. Zgjedhjet e stilit të jetesës

    Merrni parasysh se si zgjedhjet e tij/saj të stilit të jetesës përputhen me të tuat. Zakonet dhe vlerat e përbashkëta mund të krijojnë një lidhje më të qetë dhe më të këndshme.

    Gjetja e dikujt që respekton dhe ndoshta ka të njëjtën stil jetese si ti mund të jetë një tregues i shkëlqyeshëm që përputheni me njëri-tjetrin.

    5. Respekti dhe mbështetja

    Respekti dhe mbështetja e ndërsjellë janë themeli i çdo marrëdhënieje të fortë. A i respekton ai/ajo kufijtë tuaj dhe a i mbështet qëllimet tuaja? A flet mirë për pasionet e tua? Po për punën që ti bën? Një person që ju respekton dhe ju mbështet është dikush që ia vlen ta mbani pranë. Nëse nënçmon arritjet ose shpërfill ndjenjat e tua, është një #redflag.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit