Cilësimi i Mirit si një pedofil ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet si nga familjarët e këtij të fundit ashtu dhe nga të afërmit e banorëve të tjerë.
Motra e Mateos, Kejsi Borri i është kundërpërgjigjur gruas së Mirit e cila në një koment shkroi se fansat e Mateos do të kuptojnë shumë shpejt se pse ai as nuk e meriton të fitojë këtë “Big Brother”.
Kejsi i është përgjigjur partneres së Mirit, duke theksuar se nëse vëllai i saj nuk arrin të fitojë dot garën, Mateo ka fituar zemrat e publikut, diçka që Miri sipas saj nuk ka arritur dot, referuar sjelljes së tij me Selinin.
Afrimiteti i tepërt me Selinin “i vulosi” Mirit nofkën “pedofil”, jo vetëm brenda por dhe jashtë lojës së “Big Brotherit”.
Në lidhje me këtë nofkë ka reaguar ashpër dhe kolegu i artistit, këngëtari i West Side Familyt, Landi.
Në një postim të bërë në rrjet Landi shkruan se të gjithë po tentojnë të prishin imazhin e Mirit duke shpifur se ai është një pedofil.
Duke kritikuar nofkën e pahijshme që i është vendosur banorit, Landi e përmbyll reagimin e tij me pyetje: Deri ku mund të shkohet sa për një lojë?!
Kujtojmë se së fundmi familja e Selinit bëri një postim në rrjet duke theksuar se pyetja që e Mirit “nëse banorja kishte ndjenja për ty”, nxjerr në pah akoma më shumë se ai është një pedofil.
Miri është kritikuar për afrimitetin e tij me Selinin që në fillimin e rrugëtimit të tij në “BBVA5”, por dyshja nuk u ndikua nga komentet e të tjerëve dhe vijuan të shoqëroheshin sërish “në kuadër të lojës”.
Marrëdhënia e tyre ishte e ngrohtë deri në momentin kur pjesë e “BBVA5” u bë Dj Gimbo, i cili shprehu pëlqimin e tij për Selinin, e aktualisht dyshja shoqërohet bashkë.





