10.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Noizy arrestohet në Lezhë, do ekstradohet në Kosovë. Në kërkim dhe Arkimed Lushaj

    Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është arrestuar në Lezhë pas dhunës barbare ndaj një personazhi të Tik Tok disa ditë më parë.

    Arrestimi i tij është bërë nga policia e Lezhës në Shëngjin teksa këngëtari i njohur ishte nisur për të performuar në një klub në qytetin bregdetar.

    Policia e Kosovës e kishte shpallur në kërkim reperin Rigels Rajku, ose ndryshe Noizy.

    Ka qenë një pikë kontrolli në zonën e Kunës që kanë bërë arrestimin dhe me pas është marrë nga operacionalja e Tiranës.

    Ai akuzohet se bashkë me disa persona të tjerë të grupit të tij, kanë dhunuar Muhamet Isenin, një personazh të TikTok-ut, nga Kosova, ngjarje e ndodhur pas përfundimit të një koncerti në Pejë.

    Reagimi i Policisë

    Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e këngëtarit shqiptar Noizy (Rigels Rajku), i cili u arrestua në zonën e Kunes në Shëngjin, në bazë të një kërkese nga autoritetet kosovare.

    Sipas të dhënave paraprake, së bashku me Noizyn është arrestuar dhe Bahtjar Bajraktari, i njohur me emrin e artit D.J. Crax, i shpallur në kërkim po për të njëjtën ngjarje në Kosovë, ku disa persona u përfshinë në një sherr të dhunshëm në një lokal në Pejë, ku mbeti i plagosur shtetasi Medi Iseni.

    “Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia “FAST Albania” në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri.

    Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor “Fast”, kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina.

    Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë”, shkruhet në njoftim.

    Noizy dhe DJ. Crax në reagimet e tyre në rrjetet sociale për këtë ngjarje, mohojnë të jenë përfshirë në këtë sherr.

    Në kërkim dhe Stresi

    Vetëm një ditë pasi shpallën në kërkim reperin Rigels Rrajku, të njohur si Noizy, Policia e Kosovës ka shpallur person në kërkim edhe Arkimed Lushajn, apo stresin.

    Policia i kërkon ndihmë qytetarëve të japin informacion për vendndodhjen e Stresit, për të cilin thotë se akuzohet për “ndihmë” në “lëndim të rëndë trupor” lidhur me sherrin e ndodhur në një klub nate në Pejë.

    Njoftimi i Policisë së Kosovës:

    Njoftimi i Policisë së Kosovës:

    Kërkesë për bashkëpunim

    Pejë, 06 gusht 2024

    Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore n? Pej?, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon:

    Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

    Personi i kërkuar është:

    Arkimed (Sali) LUSHAJ i lindur me 15.06.1987 n? Bajram Curr- Shqip?ri.

    I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

    “Ndihma” n? kryerjen e veprës penale “L?ndim i r?nd? trupor”

    Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

    Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

    – 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

    – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

    – E-mail adresa: [email protected]

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit