4.5 C
Tirana
E hënë, 30 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Noizy, mjaft më me këngë vrastare!

    Nga Bledi Mane

    1.

    Baxhella, pederi, droga, kanceri, kallashi, tmerri, mortja, Hitleri, makina, sheqeri, dhuna, Enveri, pengmarrja, ferri, injoranca dhe terri…

    I dashur Noyzi, ti ke lindur për të qenë një artist. Këngët e tua kanë muzikë revolte dhe argëtimi por tekstet, vargjet e poezive janë shpesh herë dërmuese, shkatërruese deri në tjetërsim. Ka një kontrast mes muzikës dhe tekstit aq sa duket absurde kur ne kërcëjmë në koncertet e tua me ritmin e tingullit por ndërkohë fjalët tregojnë se nga një makinë me xhama të zinj çunat qëllojnë për të vrarë kundërshtarin. Pra ne duhet të kërcejmë e të dëfrehemi me vdekjen. Kanibalizëm i madh për një vend të vogël, një vend me diell, borë, pyje, lumenj, plazhe por që mbjell e korr urrejtje edhe nëpërmjet artit.

    Urrejtje në parlament, kërcënime në studio televizive, aksidente në rrugë, vrasje në katund, plagosje në rrugicat e lagjes, mallkime për komshiun, dhunë në familje, abuzime me fëmijët.

    Noizy, nuk mendon se është shumë dhe e tepërt thirrja për dhunë dhe hakmarrje në këngët e tua?

    Nuk mendon se qindra e mijëra adhuruesit e tu janë lodhur e drobitur prej së kobshmes dhe konflikteve që lindin edhe “pse më pe dhe pse të pashë shtrembër”?

    Në fillim të vitit 2002 universiteti i famshëm amerikan i Harvardit filloi të orientonte dhe të aplikonte një kurikul mësimore impresionuese. Përveç poetëve klasikë e modernë, studentët nisën të studionin e të analizonin edhe letërsinë moderne të revoltës. Tekstet e këngëve të artistit reper 2Pac Shakur qysh atëhere e deri tani zbërthehen dhe analizohen duke sjellë e ndjellë mes rreshtave filozofinë që përcjellin ndaj këngët e tij mbeten pa diskutim vlerë historike. Të kujtohet kënga e famshme dhe e pavdekshme e 2Pac, Changes/Ndryshimet?

    “Sapo zgjohem në mëngjes nuk shoh asnjë ndryshim dhe e pyes veten?

    A ja vlen jeta për të jetuar apo duhet të shpërthej veten?”

    2.

    I dashur Noizy mileti ndjek çdo natë në televizor Armand Shkullakun, Andi Bushatin, Mark Markun, Çim Pekën, Artur Zhejin, Lenc Vangjelin, Arjan Currin, Artan Hoxhën, Sokol Ballën, Grida Dumën, Blendi Fevziun, Klodjana Lalën, Baton Haxhiun, Ylli Rakipin, Ervin Karamuçon dhe ngopen pa fund me dhunë, gjak, kërcënime, ofendime, mallkime. Në mëngjes kur zgjohen dëgjojnë këngë e muzikë për të rikuperuar energjinë që u duhet por këngët e tua e të kolegëve të tu tingëllojnë si këta të lartpërmendurit. Ndaj i dashur Noizy çliro veten nga hakmarrjet personale e shkruaj tekste lirike sepse ti je artist, nuk je gazetar i huazuar si Andi Bushati me zërin e hollë dhe cinizmin e trashë!

    P.s/ Ky shkrim është botuar herën e parë më 20 dhjetor 2019

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit