14.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Nora e Ilir Metës, që nuk i ka qejf paratë dhe e ndalojnë rrugëve në Amerikë për autografe

    Nora Malaj tha në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania se në punën e saj nuk ka prioritet shpërblimin monetar.

    “Unë do të vdes idealiste, por jo tragjike. Njeriu në cikle të caktuara të jetës merr shpërblim dhe shpërblimi nuk është vetëm monetar.

    Për shembull, mua më ka ndodhur kur kam shkuar në vende ku kam menduar se s’më njeh njeri, në Amerikë për shembull, kam ecur rrugës dhe kam takuar, domethënë për herë të parë kulmin e kënaqësisë e kam ndjerë kur shkova në Amerikë dhe kuptova se çfarë vlere ka investimi te shpirti i njeriut,” – u shpreh Malaj.

    “Duke ecur dalin 2-3 të rinj që unë s’i mbaja mend, që unë i kisha pasur dikur nxënës dhe më pas student, që më kërkuan autograf, që më kanë bërë një vlerësim dhe mua mu duk vetja si ato yjet e Hollivudit,” – tregoi pedagogia.

    Ajo shtoi gjithashtu se nuk ka mision më të madh se dashuria që ti investon te njerëzit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit