Rozana tregoi gjate nje bisede me Loredanen se ka qenë më shumë se një muaj që nuk ishte takuar me partnerin e saj, pasi kishte marrë vendimin t’a linte të lirë atë, për të parë mundësi më të mira dhe pse jo për të njohur një vajzë tjetër.
Nëse nuk do të funksiononte mund të bashkoheshin sërish duke ditur një opsion të hidhur. Rozana theksoi se nuk donte të ishte egoiste dhe se nuk dëshironte që një ditë të mund të mbante “fajin” për faktin se partneri i saj nuk mund të kishte një trashëgimtar.
Sipas saj, ndarja e përkohshme kishte ardhur si rezultat i luftës së saj të vazhdueshme për të pasur një fëmijë, një proces që ka qenë shumë i vështirë dhe emocional.
“Unë nuk e kam takuar partnerin tim kur erdha këtu se janë disa gjëra më madhore se loja, është jeta e partnerit tim. 13 vite dashuri dhe vitet e fundit në kërkesë të një fëmije. E unë nuk dua të marr njeri në qafë.
Nuk jam egoiste dhe nuk mendoj për veten time e them, Rozana luftove dhe po luftoj akoma për t’u bërë nënë. Unë po ta them tani që e lashë të lirë djalin që ai të mos ndihej keq nesër pasnesër nuk pati një trashëgimtar.
Mua Shpëtimi nuk më ka bërë asgjë përveçse më ka dashuruar gjithë jetën, s’ma ka prishur kurrë. Ka qenë suporti më i madh. Unë e dua aq shumë sa nuk dua ta marr në qafë. Ai të ketë mundësinë të njohë një vajzë tjetër, të bëhet prind. Këtë e kam bërë për Shpëtimin dhe jo për vete”, tha Rozana.
Artistja ka rrefyer se ka përjetuar një periudhë të gjatë përpjekjesh, duke iu nënshtruar trajtimeve dhe gjilpërave për fertilitet, si dhe duke u përballur me shtim në peshë për shkak të ilaçeve që ka marrë.
Megjithatë, deri tani këto përpjekje nuk kanë dhënë ende rezultatet e pritura, duke e bërë këtë periudhë shumë të dhimbshme për të.