13.5 C
Tirana
E enjte, 5 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Nuk dilni bukur në foto? Ja 10+ gabimet që po bëni

    Keni siklet nga fotot në grup? Gjetja e pozicionit të duhur në foto, buzëqeshja në portret, mënyra si duhen mbajtur duart, të gjitha këto janë detaje ku duhet të bazoheni për të siguruar në fund një super foto.

    Por, nëse ende mendoni se nuk jeni fotozhenikë sa herë dilni apo bëni foto, me siguri këto janë gabimet që po bëni.

    #1 Nuk i përdorni sytë në avantazhin tuaj

    Ja një truk i thjeshtë: shtrëngojini sytë shumë. Më pas relaksoni qepallat dhe lëreni pjesën e poshtme të syve të jetë më në fokus. Ky veprim vendos një shikim të plotë në fokus dhe një dritë shkëlqimi në portretin tuaj.

    #2 Nuk dini çfarë të bëni me duart  

    Është një detaj i sikletshëm në fakt. Por, provoni të mbani një filxhan kafeje në dorë, syze dielli ose bëni sikur po rregulloni flokët që duart mos të duken keq si në ajër.

    #3 Thoni “cheese” sa herë bëni foto

    Në fakt kjo e bën buzëqeshjen tuaj të duket e panatyrshme dhe e detyruar. Thjesht, sigurohuni që të dilni sa më natyral/e në çdo foto.

    #4 E kapni foton nga poshtë

    Sigurohuni që kushdo që është afër aparatit, ta ketë atë aq lart sa subjekti të ngrejë vetëm pak mjekrën, për të fiksuar kështu shikimin e tij/saj.

    #5 Nuk bëni prova

    Praktika e bën të përsosur çdo gjë, ndaj mos hezitoni të bëni disa shkrepje prove para fotos finale.

    #6 Gjuha është në vendin e gabuar

    A e dini se gjuha mund t’ju bëjë më fotozhenik? Tingëllon e çuditshme, por është e vërtetë! Vendoseni gjuhën brenda gojës (pak pas dhëmbëve) kur buzëqeshni për foto.

    #7 Mbani frymën

    Sa më shumë përpiqeni ta bëni këtë, sforcimi duket në fytyrën tuaj, ndaj kini më shumë besim te pamja dhe fiziku juaj.

    #8 Jeni përballë kamerës

    Një tjetër truk i famshëm për të kopjuar? Kthimi strategjik i kokës dhe gjetja e pozicionit të duhur.

    #9 Harroni të merrni frymë

    Shumë njerëz, kur përballen me një aparat fotografik, buzëqeshin dhe mbajnë frymën, gjë që i bën të duken më të tensionuar dhe të shqetësuar. Jini sa më të lirshëm.

    #10 Nuk po mësoni nga gabimet tuaja

    Sado që nuk dëshironi të përqendroheni në foto ku nuk ju pëlqen mënyra se si dukeni, ju duhet të mësoni nga gabimet tuaja. Buzëqeshja e duhur, mbajtja e duarve në pozicionin e duhur etj.

    #11 Nuk përdorni filtra

    Tani, sigurisht që ne nuk po mbrojmë përdorimin e programeve që ju transformojnë gati në një njeri tjetër, por përdorimi dhe gjetja e filtrave të duhur për foto është diçka që ju bën të dukeni më fotozhenikë në çdo shkrepje.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit