11.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Nuk dinte çfarë është Prekazi, rrjeti shpërthen ndaj Olta Gixharit

    Prej disa javësh, “Big Brother VIP Albania” ka bërë që shqiptarët nga mbarë bota t’i dërgojnë banorëve mesazhe e dhurata përmes një aplikacioni online të quajtur ‘Big love’.

    Fansat mund të zgjidhin një emoji që nis nga vlera 3 euro deri në 100 euro, e cila është kurora.

    Dhe një kurorë i është dërguar së fundmi Luizit nga një prej anëtarëve të familjes Jashari. Bëhet fjalë për Hamëz Jasharin, djalin e Bekim Jasharit, i cili i ka dërguar edhe një mesazh ku shkruhet: “Të përshëndes nga Prekazi Heroik i Adem Jasharit”.

    Të shumtë kanë qenë reagimet e banorëve me Nitën dhe Shpatin që i thanë se kjo është dhurata më e bukur që i është bërë ndonjëherë.

    Mirëpo në sy ra reagimi i Oltës, e cila në një moment pyet: “Çfarë është Prekazi?”. Ishte Nita ajo e cila i ka shpjeguar që Prekazi është vendi ku kanë rënë heroikisht një familje e tërë gjatë luftës.

    Komentuesit në rrjetet sociale janë shprehur të zhgënjyer dhe habitur nga fakti që ajo nuk e dinte këtë gjë dhe nuk i kanë kursyer kritikat. Ja disa nga komentet:

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit