21.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Nuk do doja të kthehesha në Shqipëri”, studentja shqiptare në Gjermania: Vendi ynë na ka vrarë ëndrrat

    Shkollimi jashtë shtetit për t’u kthyer sërish në atdhe duket një mundësi shumë e vogël për të rinjtë. Hygerta Aruci, një studente në Gjermani tregoi nga Gjermania eksperiencën e saj.

    Hygerta ka përfunduar në Shqipëri programin Bachelor në degën e Juridikut, për të cilën po vijon studimet në Gjermani si dhe është vetëpunësuar. Megjithatë, për të kthimi nuk është një alternativë për arsye jo vetëm ekonomike, por edhe idealesh.

    Hygerta, përse u largove nga Shqipëria për studime në Gjermani dhe a do doje të ktheheshe, të punoje  këtu?

    Hygerta Aruci: Jam larguar për shkak se në Shqipëri nuk kisha siguri në degën që po studioja dhe nuk mendoj që do doja të kthehesha përsëri në Shqipëri.

    Pse?

    Hygerta Aruci: Po sepse është shumë e vështirë sepse të investosh pothuajse të gjithë rininë tënde këtu dhe të fillosh përsëri nga fillimi në Shqipëri, mendoj se një person nuk do ta bënte.

    Po të shkosh në Paris ose Lisbonë, do e  mendoje?.

    Hygerta Aruci: Unë Gjermaninë nuk po e mendoj sa për të mbaruar arsimimin.

    Jo, e qartë, mbaroje shkollën se është gjithë ai investim. Do kthehesh të punosh në vendin tënd?

    Hygerta Aruci: Jo, do vijoj të studioj dhe punoj në Gjermani.

    E paske me Shqipërinë domethënë.

    Hygerta Aruci: Shqipëria na ka vrarë pothuajse të gjitha ëndrrat që ne kishim si të rinj.

    Po pse?

    Hygerta Aruci: Një person që investon të gjithë fuqinë e saj, rininë në degën që dnote, në gjithçka çfarë ëndërronte dhe detyrohet të largohet për shkak se shikon pabarazi, nuk është e lehtë.

    Pabarazi ka kudo në botë, edhe në Gjermani, edhe në Amerikë, edhe në Shqipëri, Lisbonë.

    Hygerta Aruci: Është e vërtetë, por mundësitë vihen përballë çdo personi, pavarësisht origjinës që ke, mundësive që ke, pasurisë e shumë gjëra të tjera që në Shqipëri akoma sot bëjnë dallimin.

    Ti hyn te gocat që nuk janë fare patriote?

    Hygerta Aruci: Jam patriote, e mbroj jashtë mase shumë Shqipërinë, pothuajse gjithë miqtë e mi mendojnë që është  vendi ideal,  por jam edhe e vetëdijshme për problemet që ekzistojnë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit