10.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Nuk do t’i kursej votat”, Myslim Murrizi tregon kë do të mbështesë në finalen e “Big Brother Vip”

    Ish-deputeti Myslim Murrizi ishte i ftuar sot në emisionin “Top Talk”, ku përveç politikës ka komentuar edhe spektaklin e “Big Brother Vip”, që nesër kurorëzon finalen e sezonit të tretë.

    Murrizi shprehu mbështetjen e tij për Julin, tek tha se do donte shumë që ai ta fitonte, si një demokrat, dhe djali i aktorit Zef Deda. Ai tha se nuk ka votuar më parë, por edhe mund të votojë që Juli të fitojë.

    “Me qejf kam ta fitojë Jul Deda. Meqë është ish-anëtar i Këshillit Kombëtar, demokrat, djali i aktorit të madh, Zef Dedës. Nuk e di, unë nuk marr pjesë tek këto që votojnë, nuk dal e protestoj… Por nëse do të duhen ato votat e mija që të fitojë Juli, nuk do t’i kursej”, tha Murrizi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit