5.5 C
Tirana
E hënë, 15 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Nuk dua te jem si ty që rreh gratë!” Graciano merr për kot, Juli: Je llumi i shoqërisë

    Një debat me tone të larta ka ndodhur ditën e djeshme në Big Brother mes aktorit Julian Deda dhe balerinit, Graciano Tagani.

    Juli e ka akuzuar Gracianon se përdor vetëm një kasetë më të gjithë banorët, dhe se ka sjellë në shtëpinë e BBV më të keqen e profesionit të tij.

    Juli: Ti ke treguar pallaçallëk, ti ke treguar qelbsinllëk dhe ke sjellë më të keqen e profesionit tënd këtu brenda. Ke ardh si një llapaqen i profesionit tënd këtu brenda. Je një llapaqen.

    Graciano: Ty të bëj të bësh këtë punë, që të mos diskutosh më vetëm për brekët.

    Juli: Brekët e mia t’i marrësh dhe t’i vendosësh në kokë, se janë të bukura shumë.

    Debati ka vazhduar mes tyre duke akuzuar njëri–tjetrin se nuk kanë respekt për femrat.

    Juli: Ti je një anti-shqiptar me këtë që bën, duke përdorur Kosovën, për të goditur Vesën. Turp të të vijë.

    Graciano: Nëse shqiptarët paskan rraf gratë dhe e tregojnë këtë, nuk dua të jem shqiptar si puna jote.

    Juli: Ti qenke një pis, ordiner. Ti je një pusetë e kësaj shoqërie.

    Graciano: Jam shqiptar dhe jam krenar. Jam versioni më i mirë i shoqërisë shqiptare.

    Pas debatit, i gjithë rrjeti ka shpërthyer ndaj Gracianos për fjalorin ndaj Vesës, por edhe sherret e pafundme që krijon në shtëpi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit