12.5 C
Tirana
E martë, 2 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Nuk e di si do ia them që se ka babin!” Selvija “shpërthen” në lot pas vdekjes së Shpat Kasapit: Më fali një djalë si drita, ishte shumë i mirë për këtë botë…

    Pas ndarjes së papritur nga jeta të artistit të dashur Shpat Kasapi, ka folur për herë të parë bashkëshortja e tij Selvije Jao.

    Në lot ajo shprehu respektin, dashurinë dhe dhimbjen  për bashkëshortin e saj të ndjerë. “Dhe sinqerisht më vjen keq që sot këtu të dal para jush të flas për ndërrimin e jetës së bashkëshortit tim, të një babai të mrekullueshëm, një artisti të mrekullueshëm me shumë virtyte, një artisti shumë modest”, tha ajo.

    Teksa shtoi se lidhja e saj me Shpatin e kishte kompletuar, dhe se si këngëtari i kisgte dhënë mbështetje, e ka dashur, “ mbi të gjitha më ka falë një djalë si drita”, është shprehur Selija mes lotësh.

    “Roeli është vetëm 3 vjeç dhe ai ende nuk e kupton se nuk e ka babanë e tij dhe unë nuk e di si do të rritet me këtë dhe nuk e di se kush do ta tregojë. Por e di që ai është shumë krenar me babanë e tij, e ka dashur shumë Shpatin dhe ai është përkushtuar deri në frymën e fundit që Roeli të ketë gjithçka të mirat, të rritet me të gjitha virtytet” ka shtuar më tej ajo.

    Teksa thotë se i biri do të jetë shumë krenar për të atin në të ardhmen, sidomos kur të shihë se sa shumë persona e kanë dashur shpatin.

    “I kam thënë shpesh edhe shpatit je shumë i mirë për këtë jetë, për këtë botë mizore. Unë Ju falenderoj shumë që u mblodhët të na jepni forcë dhe përkrahje, shpati po prehet në paqe dhe s’do ta harrojmë kurrë, kurrë, kurrë. Përsëri ju falemnderit shumë”, përfundon ajo mes dhimbjes.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit