20.5 C
Tirana
E enjte, 31 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Nuk e kam takuar, i kam çuar letër”, Spartak Dobi tërhiqet nga deklarata për Ulsi Manjën

    Spartak Dobi, bashkëshorti i Rozeta Dobit sanitares e cila kishte vjedhur së bashku me të birin Havier Dobi, qindra mjëra euro në banesat e zyrtarëve ku pastronte në kryeqytet ka vijuar deklaratat kondradiktore në lidhje me takimin me ministrin Uksi Manja.

    Pasi tha ditën e djeshme në emisionin “Review” në Euronews, se ishte takuar me ministrin Manja dhe që i kërkoi atij lirimin e të birit. Sot në një intervistë tjetër për Euronews, Dobi tha se nuk kishte patur takim me ministrin por që i ishte drejtuar atij vetëm me një letër, ku kërkonte lirimin nga qelia të djalit të mitur, ndërkohë që djali është 24-vjeç.

    “S’kam takuar ministër moj zonjë. I kam çuar letër zotit Manja. Ne lëtër kërkoja lirimin e djalit pasi djali është i mitur”, tha Spartak Dobi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit