8.5 C
Tirana
E enjte, 9 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Nuk e mbështeti në fushatën kundër Dukës, krisje mes Erion Veliajt dhe Refik Halilit?

    Bashkia e Tiranës i ka akorduar ditën e sotme 150 milion lekë futbollistëve të klubit Tirana, të cilët këtë vit u shpallën Kampionë të Shqipërisë për herë të 26-ën herë në historinë e tyre.

    Ishte kryebashkiaku Erion Veliaj ai që priti sot një pjesë të lojtarëve krysorë dhe disa drejtues të klubit bardheblu, të cilëve u shprehu mirënjohjen që i sollën një tjetër kupë të rëndësishme qytetit të Tiranës.

    Ajo që ra në sy sot në takimin e zhvilluar në bashkinë e Tiranës ishte mungesa e drejtuesve kryesorë të klubi bardheblu, siç ishte ajo presidentit të klubit Refik Halilit.

    Jo vetëm presidenti por edhe familjarë të tij si vajza apo djali që kanë poste kyçe nuk ishin të pranishëm në këtë takim.

    Një mungesë e paqartë, ndryshe nga disa vite më parë ku edhe atëherë kryebashkiaku Veliaj i dha shpërblim klubit bardheblu, por në prani të presidentit Halili.

    Kujtojmë që pak muaj më parë Z. Veliaj ndërmori një fushatë kundër presidentit të FSHF Armand Duka, dhe bashkë aksionieri i tij në klubin e Tiranës nuk i doli në krah.

    Nuk dihet nëse mund të jetë kjo arsyeja pse Halili nuk ishte sot i pranishëm në ceremoninë e dëmshpërblimit të futbollistëve bardheblu.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit