14.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    ‘Nuk e merrni me mend se çfarë do bëhet’! Luizi paralajmëron fansat me postimin e fundit

    Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, kur ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, këndonte shpesh këngët e reperit të njohur, Getoar Selimi.

    Ky i fundit postonte herë pas here në “Instastory” videot e Luizit teksa këndonte këngët e tij.

    Ndërkohë në një nga koncertet e tij të shumta, Ejlli zbuloi se Getoartin ‘e ka adhuruar gjithmonë’, duke shtuar se do kishin edhe një bashkëpunim bashkë.

    E mesa duket ky moment erdhi. Luizi ka publikuar një ditë më parë në “Instastory” një fotografi ku shfaqet së bashku me reperin e dashur për publikun.

    “Nuk e merrni me mend se ça do bëhet…”, ka shkruar ai bashkëngjitur me imazhin në fjalë.

    E sigurisht që fansat janë duke pritur me padurim bashkëpunimin e tyre, i cili pritet që të jetë një hit.

    ‘Nuk e merrni me mend se çfarë do bëhet’! Luizi

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit