21.5 C
Tirana
E martë, 24 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Nuk e përballoi dot dhimbjen; bashkëshorti i mësueses që u vra në Teksas vdes nga ataku kardiak!

    Është thelluar tragjedia në familjen e mësueses së ndjerë që u vra nga sulmi në një shkollë fillore në Teksas. Irma Garcia, 46 vjeçe, ishte një nga dy mësueset që mbetën të vrara pasi një adoleshent hapi zjarr të martën në Uvalde, Tekas ku humbën jetën 19 fëmijë.

    Të enjten, bashkëshorti i saj Joe duket se nuk e përballoi dot më dhimbjen dhe ndërroi jetë pas një ataku kardiak. Çifti la pas 4 fëmijë.

    19 fëmijë dhe dy të rritur u vranë gjatë të shtënave në një shkollë fillore në Teksas të martën, tha guvernatori Greg Abbott. Mësohet se autori i sulmit është një 18-vjeçar i cili ishte i armatosur dhe që hapi zjarr në shkollën fillore Robb në qytetin e Uvalde para se të vritej nga forcat e rendit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit