10.5 C
Tirana
E diel, 8 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Nuk e përmend asnjëherë bashkëshortin në rrjetet sociale, Dalina Buzi zbulon arsyen: Pse duhet ta ndaj burrin me të tjerët?

    Dalina Buzi, një ndër personazhet më të dashura mediatike e ruan me fanatizëm jetën e saj private. Dalinën e shohim shpesh të na ndajë detaje dhe biseda me vajzat e saj, por ajo e përmend shumë rrallë bashkëshortin e saj.

    Një ndjekës ia ka vënë në dukje këtë detaj, ndërsa e ka pyetur Dalinën për arsyen.

    “Arsyeja është sa e thjeshtë aq edhe e komplikuar, por do ta përmbledh me një fjali: Nuk ia ndjen fare që të dalë dhe mua s’ma ndjen ta ndaj me të tjerët. Pse duhet ta ndaj burrin me të tjerët?”

    Dalina Buzi i është bashkuar “Dancing With the Stars” në rolin e anëtares së jurisë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit