12.5 C
Tirana
E martë, 24 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Nuk është më Florjan Binaj” – Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

    Analisti Arjan Curri është shprehur në “Top Story” se opozita do të zgjedhë Ilir Alimehmetin si kandidat për zgjedhjet lokale në Tiranë vitin e ardhshëm.

    Sipas Currit, nuk do të jetë Florian Binaj, por sipas tij, kandidatura i është premtuar Alimehmetit. Nga ana tjetër, Alfred Lela zgjodhi të mos e komentojë këtë informacion që Curri pretendon se e ka të sigurt.

    Pjesë nga diskutimi në Top Story:

    Curri: Zoti Lela nuk e di a na tha të vërtetën, a do kenë Florian Binajn kandidat apo do ia japin Alimehmetit. Unë di një tjetër thashethem, që i është premtuar Alimehmetit kandidimi për Bashkinë e Tiranës.

    Lela: Kur di për SPAK, për PD patjetër.

    Curri: Për rastin e PD mund të t’i them edhe burimet.

    Lela: Unë hesht me heshtje, nuk është kjo tema, është herët.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit