Situata mes Brikenës dhe Rogertit është tensionuar ditën e sotme, pasi banori u ul në krevatin e saj e për këtë banorja ka reaguar me tone të larta.
“Nuk guxon njeri të më futet mua në krevat” dëgjohet Brikena duke i folur me tone të larta Rogertit.
Nga ana e tij Rogerti e mohon këtë gjë duke sqaruar se ai vetëm është ulur në krevatin e Brikenës për të pushuar pak. Sipas tij, Brikena me këtë reagim të ashpër synon që ta nxjerrë jashtë loje me zarf të zi Rogertin.
Pasi situata mes tyre tensionohet, sepse Brikena vijon të flasë me tone më të larta, me kërkesën e Rogertit pranë banorëve afrohet Juela.
Pas ndërhyrje së Juelës e cila pretendoi se Brikena po i mban inat sepse nuk i ka folur fare sot, situata mes dy banorëve qetësohet.



