12.5 C
Tirana
E hënë, 21 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Nuk iki nga Shqipëria, mjaft më”, infermieri jep mesazhin e fortë për miqtë e tij

    Shumë të rinj në Shqipëri kanë vështirësi në tregun e punës pasi diplomohen dhe për pasojë një pjesë e tyre largohen jashtë vendit. Sipas të dhënave zyrtare largimet më të mëdha janë nga punonjësit e shëndetësisë dhe kryesisht infermierët.

    Në Gjirokastër, Universiteti por edhe Drejtoria rajonale e Punësimit po bëjnë përpjekje që t`i mbështesin të rinjtë, sidomos në integrimin në tregun rajonal të punës. Doniljan Reso merr shërbimin si infermier i urgjencës në spitalin rajonal të Gjirokastrës duke qenë i vetëdijshëm se dita mund të jetë me raste të vështira pacientësh.

    Ai thotë për Zërin e Amerikës se pasi u diplomua katër vite më parë, punoi për dy vite si infermier në një lagje të Gjirokastrës. Ai më pas një konkursi nisi punën në urgjencën e spitalit rajonal. Doniljani thotë se u përball me një fillim të vështrië por u ndihmua nga kolegët më me përvojë.

    “Fillimi i punës si të gjithë ishte me ato ëvshtiërsitë, emocionet, pasigurinë. Por duke bashkëpunuar edhe me kolegët, duke u ndërthurru dhe teoria dhe praktika tani ndihem më i sigurt në profesion”, thotë ai.

    Pandemia thotë më tej Donilajni e rriti vështirësinë sidmos për urgjencën ku ai punonte. “Ishte një përvojë e vështirë pasi ishte e pa parë ndonjëherë, e re, por që mësuam shumë prej saj dhe krijuam një eksperiencë mjaft të mirë që do na vlejë për më tej”, tregon ai.

    Disa dhjetëra infermierë të spitalit të Gjirokastrës janë larguar pesë vitet e fundit drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera por Doniljani thotë se për momentin nuk e mendon këtë gjë. “Për momentin nuk mendoj të largohem nga vendi im pasi dua ta ushtroj profesionin tim duke ndihmuar popullin tim, t`u shërbej njerëzve. Derisa më ofrohet kjo mundësi do ta bëj me përkushtim”, thotë ai.

    Pagesat për infermierët sidomos në sektorë të tillë sic është urgjenca në spitalet shtetërore në Shqipëri shkojnë deri në 600 dollarë në muaj, ndërsa në sektorin privat janë edhe më të larta, por shumë më të ulta krahasuar me pagën e infermierëve në vendet europiane.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit