Shkenda Lili është e para dedektive private femër në Shqipëri, e cila me kompaninë e saj siguron biznese, por edhe jetën e shumë personazheve VIP. Përpos faktit që është një dedektive private tejet sharmante, është edhe një mama shembullore përtej impenjimeve dhe misioneve tepër sekrete që mbushin jetën profesionale dhe familjare.
E ftuar së fundmi në Live from Tirana” me Ronaldo Sharkën, Shkenda ka folur rreth rasteve të tradhtisë martesore që ka hasur në punën e saj, duke treguar se burrat me mundësi të mirë ekonomike kërkojnë të dashur jashtë martese dhe preferojnë vajzat e njohura të ekranit. Gjithashtu ka treguar se hotelet nuk janë më të preferuara për takime, tashmë shtëpitë me qira janë më të kërkuara.
Hotelin e kanë zbehur tani, sepse marrin shtëpi. Sidomos këto hotelet për 1 orë, 2 orë, janë zbehur tashmë, vetëm kur ikin jashtë për të qëndruar.
“Më përpara, në vitet në fillim, ishin këto makinat që shkonin larg Tiranës, në errësirë… Kemi pasur dhe raste dhe të kësaj natyre, më përpara. Tani jo më, nuk më ka hasur të kap një tradhti në një makinë larg qytetit.”
Po në ambientet e punës?
“Në ambientet e punës po, por është e vështirë për ne për ta faktuar.”



